Berisha sulmoi Gonzaton! Marta Kos: E papranueshme! Barazia gjinore pjesë e ligjit të BE. Rama: Kërkojmë ndjesë


Berisha sulmoi Gonzaton! Marta Kos: E papranueshme! Barazia gjinore pjesë e

Marta Kos

TIRANË-Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Evropian, Marta Kos, ka reaguar pas deklaratave në Kuvend të Sali Berishës ndaj ambasadorit të BE në Shqipëri, Silvio Gonzato, lidhur me projektligjin për barazinë gjinore. Berisha gjatë fjalës së tij akuzoi Gonzaton se po “imponon bindjet e tij personale” në lidhje me projektligjin për barazinë gjinore.

“Një gazetar më tha se ambasadori Gonzato ka kërkuar votimin e ligjit, i kërkoi të nderuarit ambasador të nxjerrë cilat direktiva të BE e kërkon një gjë të tillë. Cila direktivë t’u thotë shqiptarëve se direktivat aty, sepse ky ligj nuk ekziston në 21 vende anëtare të BE sepse ky ligj është hedhur poshtë nga Gjykata Kushtetuese franceze në vitin 2016, se u mohon prindërve të drejtën e edukimit. Ky ligj de fakto në shoqërinë post marksiste, godet familjen. Çfarë ka bërë ky grup sororianësh që ka pushtuar shtetin shqiptar. Edhe ajo që erdhi e rritur e pasuruar pasurisht me fondet e Soros dhe tani këtë ligj kërkojnë ta votojnë në 2 të natës. E Kanë vendosur në pikën 17 të rendit të ditës. Këtë ligj i cili defakto përmbys kodin e familjes”, deklaroi Berisha në Kuvend.

Në reagimin e saj Kos ka dënuar komentet e kreut të Partisë Demokratike dhe thekson se barazia gjinore dhe mosdiskriminimi janë pjesë integrale e ligjit të BE-së dhe jo kërkesë private e ambasadorit.

Marta Kos: Barazia gjinore dhe mosdiskriminimi janë pjesë integrale e ligjit të BE-së. Përputhja me të është pjesë e procesit të pranimit në BE. Kjo nuk është një kërkesë private e Ambasadorit të BE në Shqipëri. Çdo sulm ndaj tij është i papranueshëm.

Pas reagimit të Kos, një kërkim faljeje ka ardhur nga kryeministri Edi Rama

Edi Rama; Kërkojmë ndjesë për mënyrën fyese se si një ligj shumë fisnik, plotësisht në përputhje me parimet e BE-së për barazinë gjinore dhe mosdiskriminimin, është keqpërdorur për të shtrembëruar perceptimin publik, si dhe për mënyrën se si Ambasadori i BE-së është shfrytëzuar për një qëllim kaq të ulët. Megjithatë, siç themi në shqip, qentë le të lehin, karvani ecën përpara.

Poll



Source link

Scroll to Top