Federata e Futbollit të Serbisë është dënuar pas ndeshjes me Shqipërinë. Shkak janë bërë sjelljet e tifozëve, ndërsa gjoba e marrë është rreth 85 mijë franga zvicerane. Po ashtu në Leskovac ndaj Letonisë do të mbyllet 25% e stadiumit.

Federata serbe ka vendosur që të mos i marrë përsipër tifozët, për ndeshjen e ardhshme me Anglinë në “Wembley”. Kjo për shkak se priten sjellje të tjera të ngjashme në transfertë.
NJOFTIMI I FEDERATËS:
“Komiteti Disiplinor i FIFA-s ka marrë një vendim në lidhje me ndeshjen kualifikuese të Botërorit 2026 midis ekipeve kombëtare të Serbisë dhe Shqipërisë, e luajtur më 11 tetor 2025.
Federata e Futbollit e Serbisë është gjobitur me 87,500 franga zvicerane për sjellje të papërshtatshme nga tifozët gjatë këndimit të himneve kombëtare dhe sjellje diskriminuese nga një pjesë e publikut gjatë ndeshjes, si dhe masën e mbylljes së pjesshme të të paktën 25% të kapacitetit të tribunave(kryesisht pas portave) në ndeshjen e ardhshme të ekipit kombëtar serb në kuadër të garës së FIFA-s, kundër Letonisë në Leskovac.








