Igli Tare do ndërhyjë në merkaton e janarit, për të përforcuar Milanin që ka bërë mirë deri tani. Sot është përmendur emri i Mateo Pelegrinos nga “La Gazzetta dello Sport”.

Për Pelegrinon është një vëzhgim i veçantë, për të cilin duket se do të ketë tratativa në merkaton e janarit. Panikeli, Burkardt dhe Dovbyk vazhdojnë të qarkullojnë si emra.
Pelegrino e ka deri në vitin 2029 kontratën me Parmën. Për këtë do të nevojitej një sforco financiare, që të konkretizohej firma me 24-vjeçarin e sulmit. Një gol ndaj Juventusit në sezonin e kaluar është ndër më të rëndësishmit në karrierën e tij.
Anësorët, por edhe qendra e sulmit, shikohen si objektiva për të përforcuar kuqezinjtë. Pelegrino do të ishte një alternativë më shumë si numër 9 për trajnerin Alegri.
PANORAMASPORT.AL








