Arsenali i Artetas ka përsëritur rekordin 122-vjeçar të klubit duke luajtur ndeshjen e tetë radhazi pa pësuar gol. Kjo ndodhi në ndeshjen e së martës mbrëma të Ligës së Kampionëve kundër Slavia Pragës, e cila përfundoi me fitoren 3-0 për “Topçinjtë”, falë dy golave të Mikel Merinos dhe një goli nga Bukayo Saka.

Përpara kësaj, skuadra e Mikel Artetës mposhti Burnleyn (2-0), Brightonin (2-0), Crystal Palace (1-0), Atletico Madridin (4-0), Fulhamin (1-0), Ëest Hamin (2- 0) dhe Olympiacosin (2-0). Goli i fundit i pësuar nga skuadra ishte më 28 shtator, kur Arsenali mundi Njukasëllin me rezultat 2- 1 jashtë fushe. Ai gol u shënua nga lojtari i transferuar gjatë verës nga ‘Magpies’, Nick Voltemade.
Kjo do të thotë që Arsenali ka mbajtur tetë porta të paprekura radhazi për herë të parë që nga viti 1903, dhe ja se si reagoi Arteta ndaj kësaj statistike. “Kjo ka ndodhur shumë kohë më parë, kështu që tregon për vështirësinë e arritjes së saj,” tha trajneri i “Topçinjve”. “Ka shumë punë, padyshim, për ta arritur këtë, dhe gjëja më e këndshme, ndoshta, nuk është rekordi; është mentaliteti i lojtarëve.
Ata po flasin se si mund të bëjmë akoma më mire. Ky rekord do të ketë një kuptim më të madh nëse vijojmë përmirësimin!”, përfundoi ai. Në fundjavë, liderët e Premier Ligës do të luajnë kundër Sanderland, të cilët janë të katërtit në tabelën e kampionatit anglez. Me një ndeshje tjetër pa pranuar gol, Arsenali mund të vendosë rekord të ri duke çuar serinë në 9 ndeshje pa pësuar.








