Lajme të mira për kuqezinjtë, mbrojtësi i Kombëtares lë pas dëmtimin

Lajme të mira për kuqezinjtë, mbrojtësi i Kombëtares lë pas dëmtimin

Nov 5, 2025 | 21:13






























Marash Kumbulla duket se ka lënë pas dëmtimin e pësuar para më shumë se një muaji dhe me shumë gjasa, do të jetë i gatshëm për ndeshjen e Shqipërisë ndaj Andorrës dhe atë ndaj Anglisë. Mbrojtësi që aktivizohet me Majorkën, ka nisur stërvitjet individuale fillimisht, por herë pas here është bashkuar edhe me grupin.

Kumbulla

Në ndeshjen e fundit ndaj Betisit, Kumbulla nuk u grumbullua por me shumë gjasa, mbrojtësi i huazuar nga Roma do të jetë pjesë e ekipit për ndeshjen e radhës ndaj Getafes, e planifikuar të luhet në datën 9 nëntor.

Kumbulla pritej të rikthehej në fushë më herët, por i ka zgjatur shumë rikuperimi pas dëmtimit të harmstringut.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al



Te lidhura














 












Source link

Scroll to Top