Në Spanjë lëshojnë “bombën” për Hansi Flik: I ka thënë stafit që do të largohet nga Barça, sepse Jamal…

Në Spanjë lëshojnë “bombën” për Hansi Flik: I ka thënë stafit që do të largohet nga Barça, sepse Jamal…

Nov 5, 2025 | 19:38






























Një lajm i papritur ka trazuar ambientin te Barcelona në një moment kur skuadra po përpiqet ende të gjejë ritmin e saj si në sezonin e kaluar. Sipas gazetës “ABC” në Spanjë, Hansi Flik po bëhet gati t’i japë lamtumirën klubit në fund të sezonit.

sdfdsffdsfdsdfsdsffds

Sipas artikullit të kësaj gazete, Flik i ka komunikuar pjesëtarëve të stafit të tij se është “shumë i lodhur” ndaj edhe po planifikon largimin në verë. Aty shpjegohet se atij nuk i kanë pëlqyer disa situata që ndodhin te katalanasit.

I njëjti burim thekson se një problem i madh është Lamin Jamal, pasi Flik është i pakënaqur pasi klubi i lejon “çdo lloj ekzagjerimi” dhe e mbështet “pak” kur ka sjellje të papërshtatshme të lojtarëve.

Një artikull që ka tronditur ambientin, por që sipas burimeve pranë trajnerit, janë të pavërteta. Edhe vetë presidenti i katalanasve, Joan Laporta, e ka cilësuar një gjë të tillë të pavërtetë. “Me sa di unë, ai ndjehet mirë këtu dhe kërkon të drejtojë në stadiumin e ri”, tha Laporta sot para gazetarëve.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al



Te lidhura














 












Source link

Scroll to Top