Trajneri i Zvicrës, Murat Jakin, ka shpallur listën për dy ndeshjet e fundit kualifikuese për Kupën e Botës 2026.
Nuk mungon kapiteni Granit Xhaka, megjithatë s’është mesfushori i rëndësishëm Remo Freuler, partner i Xhakës në mesfushë.
Nga futbollistët me origjinë shqiptare janë ftuar edhe Adrian Bajrami dhe Andi Zeqiri, të cilët do të jenë pjesë e skuadrës për këto duele vendimtare.
PANORAMASPORT.AL








