Klubi i Serisë A pa trajner, legjenda e Romës rikthehet në stol

Klubi i Serisë A pa trajner, legjenda e Romës rikthehet në stol

Nov 5, 2025 | 11:48






























Daniele De Rosi do të rikthehet të trajnojë një klub të Serisë A pas Romës. “Sky Sport” raporton se pas largimit të Patrik Vieiras, klubi i Xhenoas ka vendosur të emërojë italianin.Daniele De Rossi s'dorëzohet: Kemi edhe një ndeshje për të luajtur - Shqiptarja.com

Sipas raportimeve në Itali, janë ende disa formalitete për t’u përfunduar, por më pas do të nisë procesi i nënshkrimit të kontratës. Ky emërim vjen në një moment kritik për Xhenoan, e cila ka pasur një fillim të vështirë sezoni dhe kërkon stabilitet pas ndryshimeve të shumta në drejtim.

De Rosi, i njohur për karrierën e tij të gjatë dhe të suksesshme si lojtar i Romës dhe përvojën e tij të parë si trajner, pritet të sjellë autoritet dhe disiplinë në skuadër. Trajneri ka mundësinë të tregojë aftësitë e tij taktike dhe të japë një impuls pozitiv për skuadrën, duke shpresuar të rikthejë Xhenoan në rrugën e fitoreve.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al



Te lidhura














 












Source link

Scroll to Top