Duzhan Vlahoviç po vazhdon të lërë gjurmë në Champions League. Sulmuesi serb ka shënuar nëntë gola në 20 paraqitjet e tij të para në kompeticionin më të madh europian për klube. Një statistikë që e vendos atë në një listë elitare.

Në 20 vitet e fundit, vetëm dy emra të mëdhenj kanë bërë më mirë se ai me fanellën e Juventusit pas po kaq ndeshjesh: Kristiano Ronaldo me 12 gola dhe Gonzalo Higuain me 10.
Serbi vjen menjëherë pas tyre, duke konfirmuar instinktin e tij “vrastar” në zonë dhe aftësinë për të qenë vendimtar në skenën më të madhe.
PANORAMASPORT.AL








