Trajneri i PSG-së, Luis Enrike, ka çuditur të gjithë në ndeshjen e sotme ndaj Bajern Mynih. Edhe pse trajneri nuk ishte i pezulluar, ai e ka nisur ndeshjen duke ndjekur lojën nga tribuna e stadiumit dhe jo në pankinë.

Trajneri komunikonte me celular me ndihmësit e tij herë pas herë, duke dhënë udhëzime për situata të veçanta. Por kjo zgjati vetëm 45 minuta.
Pas pushimit të ndeshjes, trajneri spanjoll i fituesve në fuqi të Ligës së Kampioneve, u shfaq në pankinë, për të drejtuar nga aty ekipin në tentativën për të përmbysur rezultatin 2-0 për Bajernin në pjesën e parë.

PANORAMASPORT.AL








