TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas deklaratës së Komisioneres për Zgjerim në Komisionin për Punë të Jashtme, Marta Kos. Gjatë prezantimit të progres-raportit për vendet kandidate për vitin 2025, Kos ka vlerësuar Shqipërinë si një nga vendet me përparimin më të dukshëm në procesin e integrimit evropian. Në një reagim në platformën X, kreu i qeverisë shqiptare shprehet optimist se do të bëhet e mundur që Shqipëria të ulet e barabartë në tryezën e BE
“Po, e bëmë! Dhe do të bëjmë gjithçka që duhet për t’u ulur më në fund si të barabartë rreth tryezës së BE-së. Le të vazhdojmë, të ecim përpara, së bashku.”, shkruan Rama.
Yes, ëe did! And ëe ëill do ëhatever it takes to finally sit as equals around the EU table. Let’s keep going, fast forëard, together???????????????????? pic.tëitter.com/3ylIzzarJU
— Edi Rama (@ediramaal) November 4, 2025
Komisionerja për Fqinjësinë dhe Zgjerimin në Bashkimin Evropian, Marta Kos, gjatë prezantimit të progres-raportit për vendet kandidate për vitin 2025, ka vlerësuar Shqipërinë si një nga vendet me përparimin më të dukshëm në procesin e integrimit evropian. Sipas Kos, Shqipëria, Moldavia dhe Ukraina janë vendet me progresin më të lartë, ndërsa veçon Malin e Zi, si vendi më i përgatitur.
“Shqipëria ka arritur një progres të admirueshëm që nga konferenca e parë qeveritare, të tjerë grupkapituj janë hapur gjatë këtij viti dhe në nëntor hapet grupkapitulli i fundit. Shqipëria po bën progres në grupkapitullin e themeloreve dhe besoj do ta mbyllin deri në fund të këtij vitit. Viti 2025 ishte një vit i mirë me vendet kandidate. Progres shumë domethënës janë bërë nga vende si Mali i Zi, Shqipëria, Moldavia dhe Ukraina. Kjo tregon se reformat gjithmonë të shpërblejnë. Mali i Zi më i avancuari, dhe më i përgatituri drejt zgjerimit.”, tha Kos.
Më herët u publikuar dhe dokumeti i progres-raportit për Shqipërinë. Në raport vlerësoheshin hapat e ndërmarra në procesin e negociatave nga vendi ynë, luftën kundër korrupsionit dhe zgjedhjet e 11 majit./ZËRI




