TIRANË- Sot është afati i fundit për të dorëzuar raportet financiare në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për zgjedhjet e 11 majit. Burime bëjnë me dije se Partia Demokratike ka shpenzuar rreth 1 milionë euro për shërbimet e Chriss LaCivita, ushëheqësi i fushatës së PD-së. LaCivita, ish-strateg i fushatës së presidentit amerikan, Donald Trump, u angazhua nga Partia Demokratike për fushatën e zgjedhjeve të 11 majit.
Ndërkohë, mësohet se kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu pagoi 1800 euro akomodim e masazhe për Chris LaCivita për 4 ditë në Tiranë. Nga këto, 50 mijë euro kanë shkuar për financimin e mitingjeve në bashkëpunim me PD.
Ndëkrohë, më herët u mësua edhe shuma që Partia e Lirisë ka shpenzuar për fushatën e zgjedhjeve të 11 majit. Në raportin financiar të PL-së për zgjedhjet e 11 majit të depozituar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, forca e politike e drejtuar nga Ilir Meta ka shpenzuar mbi 100 mijë euro. Nga këto, 70 mijë euro kanë shkuar për mitingjet e përbashkëta me Sali Berishën dhe Partinë Demokratike.
Në vijim, pritet që në KQZ të dorëzohen edhe raportet financiare të partive të tjera politike.



