A do të pyetet ai pas Bashës për 21 Janarin? Berisha: Njeriu i vetëm që ka penguar hetimet është Edi Rama


A do të pyetet ai pas Bashës për 21 Janarin? Berisha: Njeriu i

Lulzim basha dhe sali berisha

TIRANË- Teksa hetimet për 21 Janarin janë marrë në ngarkim nga Prokuroria e Posaçme, e cila pak ditë më parë thirri Lulzim Bashën, Sali Berisha deklaroi sot se nuk ka dhënë asnjë urdhër për gardën, dhe se veprimet e tyre janë kryer në përputhje me ligjin. I pranishëm sot në SPAK, për masën e detyrimit të paraqitjes për dosjen Partizani, Berisha tha se hetimet deri tani për 21 Janarin janë penguar nga Edi Rama.

Deklarata e Berishës: Tani, do të sqaroj shqiptarët se nga viti 2013 gjer në vitin 2025, njeriu që ka penguar çdo hetim të asaj dosje ka vetëm një emër dhe ky është Edi Rama.

Shqiptarët e dinë mirë, se unë nuk kam pasur, përkundrazi një armiqësi të hapur me Ina Ramën, e cila në qoftë se ky është sivëlla me Troplinin, Ina është simotër e Troplinëve. Mësoje nga unë këtë. Përveç të tjerash.

Por Ina Rama, e cila refuzoi prokurorin ndërkombëtar që unë kërkova, se erdhi prokurori ndërkombëtar, se nuk është e vërtetë që nuk erdhi, ka ardhur prokuror amerikan, nuk hetonte dot sepse i dilte Edi Rama.

Dhe kërkesa zyrtare e qeverisë amerikane është kjo: të hetohet nga polici i thjeshtë tek organizatori kryesor. Kjo kërkesë ka ardhur këtu nga Thomas Countryman që erdhi i posaçëm për këtë krizë.

Një.

E dyta, nuk ka asnjë diskutim që hetimi i plotë dhe zbardhja e kësaj çështje është interesi më maksimal i Sali Berishës dhe PD-së sepse ajo ishte e qartë një axhendë, ajo ishte demonstrata më e dhunshme në historinë e vendit, me një axhendë politike, përmbysjen e pushtetit…

Tani, i vetmi urdhër që ka pasur është ky, që Karlo Bolino që mori 4 mijë metër katror tokë të familjes Llagami, familja Begeja, etj, e lënë për gjimnaz, Naurela Llagami mori 3 milionë euro çka i përkiste familjes së vet, Karlo e mori me 1 euro dhe ju paguat 3 milionë euro për Karlon që e shpërbleu Edi Rama.

Nuk ka pasur asnjë urdhër absolutisht nga askush dhe nuk do mund ta gjejnë kurrë se ka pasur urdhër se nuk ka pasur urdhër.

Garda ka vepruar në përputhje me ligjin dhe vetëm ligjin, të miratuar nga mazhoranca socialiste para ardhjes sonë në pushtet. Kaq.

Çfarë ndodhi më 21 janar?

Një protestë e thirrur nga Partia Socialiste, asokohe në opozitë doli jashtë kontrollit dhe do të përfundonte me vrasjen e Ziver Veizit, Faik Myrtajt, Hekuran Dedës dhe Aleks Nikës para Kryeministrisë, pas të shtënave me armë zjarri ng Garda e Republikës. Partia Demokratike, në qeveri do e cilësonte tubimin si grusht shtetit dhe krim shtetëror. Nga 2011 deri më sot, dosja e 21 janarit është ende në gjykatë. Në lidhje me ngjarjen u morën të pandehur Ndrea Prendi dhe Agim Llupo, ndërsa gjykata vlerësoi me vendim se vrasjet kanë ndodhur nga pakujdesia. Të dy të pandehurit u dënuan, Ndrea Prendi me 1 vit ndërsa gardisti Agim Llupo me 3 vite burg. Familjarët e viktimave prej 13 vitesh kërkojnë drejtësi ndërsa akuzat politike rishfqen para çdo fushate elektorale./ZËRI

Poll



Source link

Scroll to Top