“S’ma merrte mendja se do lavdëroja një demokrat”, Rama batuta me rektorin e UBT: Aleancë me ata që s’kanë flokë


“S’ma merrte mendja se do lavdëroja një demokrat”,

edi rama

TIRANË- Kryeminsitri Edi Rama ka qenë i pranishëm sot në Konferencën Ndërkombëtare mbi Shkencat e Jetës dhe Bujqësisë, ku vlerësoi Universitetin Bujqësor si ‘një pararojë e transformimit dhe ambicies për Shqipërinë e nesërme’. Gjatë fjalës së tij, Rama nuk kurseu as batuat me rektorin e Universitetit, Fatbadh Sallaku, teksa është shprehur se nuk priste të lavdëronte kaq shumë një demokrat. 

“Sot është kthyer në një pararojë e transformimit, e ambicies për Shqipërinë e së nesërmes dhe përgjegjshmërisë së lartë përpara brezit të atyre që trokasin në dyert e universiteteve tona për t’u bërë specialistët e së nesërmes. Këtu ka meritë jo vetëm lidershipi i universiteti, s’do ma kishte ngrënë mendja se do të vinte dita që do të lavdëroja kaq shumë sa herë që bie rasti një demokrat, por kam kuptuar se kur demokratët nuk kanë flokë, e kam më të lehtë të gjej aleancë me ta. Por edhe vetë trupa e pedagogëve që e kanë mbështetur këtë process reformimi pa ndonjë konflikt si konfliktet që i shoqërojnë këto rocese dhe që e ka përqafuar këtë moment të ri progresi.”, tha Rama. 

Poll



Source link

Scroll to Top