Dosja “Partizani”/ Berisha paraqitet në SPAK, zbulon mesazhin që i la Dumanit: Do përgjigjesh para ligjit për…


Dosja "Partizani"/ Berisha paraqitet në SPAK, zbulon mesazhin

sali berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është paraqitur paraditen e kësaj të hënë në ambientet e Strukturës së Posaçme Antikorrupsion (SPAK), në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje”, lidhur me aferën e ish-klubit sportiv “Partizani”. Pas daljes nga SPAK, Berisha është ndalur për mediat, ku zbuloi mesazhin që i ka lënë kryeprokurorit Altin Dumani. Sipas Berishës, Dumani duhet të japë llogari para ligjit për amnistimin e krimit elektoral dhe milionast që ke marrë nga Kreshniku i Manzës.

“Do përgjigjesh para ligjit për amnistimin e krimit elektoral dhe milionast që ke marrë nga Kreshniku i Manzës. Po e nis me një përshëndetje të përzemërt për të gjithë ju këtu dhe të gjithë qytetarët e Tiranës dhe Shqipërisë që ndjekin këtë konferencë shtypi. Para largimit, unë i lashë këtë shënim: Altin Troplinit, armikut të egër të votës së lirë të shqiptarëve, amnistuesit të krimit monstruoz elektoral të Ramaduros dhe narkoqeveritarëve të tjerë. Për të gjitha këto, për lidhjet e tij me Troplinin, për milionat e marrë nga Kreshniku i Manzës, ai do përgjigjet para ligjit.”, tha Berisha. 

Në çështjen “Partizani”, Sali Berisha akuzohet për korrupsion pasiv të zyrtarëve të lartë, pasi SPAK pretendon se gjatë periudhës kur ishte kryeministër, ai favorizoi dhëndrin e tij Jamarbër Malltezin në përfitimin e pronës, duke i hapur rrugë përfitimeve të parregullta në vlerë prej 5.4 milionë eurosh nga një biznes ndërtimi. Përveç Berishës dhe Malltezit, të pandehur në këtë dosje janë edhe ortaku i Malltezit, Xhimi Begeja, biznesmeni Fatmir Bektashi dhe financierja Andia Pustina./ZËRI

Poll



Source link

Scroll to Top