Paulo Dibala nuk ia doli të linte shenjë në takimin e sotëm ndaj Milanit në Serinë A, teksa u bë protagonist “negativ” i Romës. Sulmuesi argjentinas kishte mundësinë të barazonte ndeshjen në minutat e fundit të saj, por gaboi një penallti në mninuitën e 82-të.

Ai tentoi me të majtën të mposhte Menja, i cili gjeti krahun e goditjes dhe e grushtoi sferën jashtë katërkëndorit të it, duke ruajtur avantazhin 1-0 për kuqezinjtë.
Por për Dibalën ishte një goditje e dyfishtë. Kjo, pasi sulmuesi sapo gjuajti topin vuri menjëherë dorën në pjesën e pasme të kofshës së majtë, duke ndjerë dhimbje.
SHIH VIDEON
Futbollisti qëndroi edhe 2 minuta të tjera në fushën e lojës, për të dalë i dëmtuar duke çaluar dhe për t’i bërë vend Baldancit në radhët e verdhekuqve.
PANORAMASPORT.AL








