Virxhil Van Dajk nuk i kanë pëlqyer kritikat që ka dëgjuar nga Uejn Runi në këtë sezon. Kapiteni i të kuqve, nuk ka ngurruar t’i përgjigjet kritikave të ish-sulmuesit anglez, i cili kishte theksuar në javët e kaluara se pikërisht holandezi me Salah nuk po jepnin shembullin e duhur për të nxjerrë skuadrën nga kriza.

“Nuk e kam dëgjuar të flasë vitin e kaluar. Të jem i sinqertë nuk më lëndon. Dua thjesht t’i përgjigjem këtij lojtari, padyshim një legjendë, një emër i madh i cili ka frymëzuar shumë njerëzit. Mund të them vetëm gjëra pozitive për të, por ndjej se ky koment ishte thjesht kritikë përtacie”, tha Van Dajk pas suksesin 2-0 të Liverpulit ndaj Aston Vilës.
“Ky është mendimi im personal. Është e lehtë të fajësosh lojtarët e tjerë, por ai e di qartësisht, njësoj si të gjithë të tjerët, që ne bëjmë gjërat bashkë duke u përpjekur të ndihmojmë secilin që të përpiqemi të dalim nga kjo situatë dhe siç thashë edhe unë, vitin e kaluar kur gjërat shkonin mirë, nuk dëgjojë asgjë të tillë. Kështu janë gjërat.
Opinionistët duhet ta bëjnë këtë punë, kështu është. Siç e thashë, ai ka një mendim dhe ne duhet ta respektojmë. Unë nuk e marr fare personalisht. Është një gjë për të qeshur, apo jo? Sepse vitin e kaluar nuk dëgjuam asgjë të tillë, sepse padyshim gjërat po shkonin mirë dhe ne shiheshim si liderë. Dhe këtë vit, kur gjërat nuk po shkojnë aq mirë sa duam deri më tani në dy javët e fundit, atëherë nuk po e bëjmë punën tonë siç duhet. Kjo është jeta që bëjmë. Ne e ndiejmë atë përgjegjësi”, ishte përgjigja e Van Dajk ndaj Runit.
PANORAMASPORT.AL








