Urrejtja ndaj rajonit të Ruhrit dhe armiqësia “e thekur” midis tifozëve të Schalke dhe Dortmund, janë të njohura prej dekadash në Gjermani.
Edhe pse të dy ekipet nuk garojnë në të njëjtën divizion, kjo nuk i pengoi tifozët e tyre të përlesheshin në… Këln, siç njoftoi policia federale.
Më konkretisht, incidenti në fjalë ndodhi herët në mëngjes të shtunën, në një nga stacionet më qendrore të trenit të Këlnit. Tifozët e Dortmundit që udhëtonin nga ndeshja jashtë fushe kundër Augsburgut, po prisnin për të vazhduar udhëtimin e tyre kur tifozët e Schalke që po shkonin në Karlsruhe, zbritën nga platforma.
Përplasja e pafat u shndërrua shpejt në një përleshje të dhunshme midis tifozëve të dy grupeve. Rreth 340 persona morën pjesë në këto incidente dhe ndërhyrja e menjëhershme e policisë ishte e nevojshme për të parandaluar më të keqen, duke i shtyrë tifozët e zemëruar përsëri drejt vagonëve.
Sipas policisë, nuk u bënë arrestime, një oficer policie u plagos, ndërsa hetimi nga autoritetet është duke vazhduar.
01.11.2025🇩🇪Fight FC Schalke vs Borussia Dortmund at Cologne train station. Borussia Dortmund on their way back from their away game in Augsburg. FC Schalke on their way to Karlsruhe on a special train. Dortmund fans were spotted in Cologne, and the emergency brake was then… pic.twitter.com/Tinwo4u6Z0
— Hooligans.cz Official (@hooliganscz1999) November 1, 2025









