Medon Berisha ka shënuar golin e dytë personal në Seria A. Mesfushori i Kombëtares zhbllokoi sfidën në transfertën e Fiorentinës, ndërsa Leçe është në avantazh nga minuta e 23-të.

22-vjeçari ishte në vendin e duhur pas krosimit të Tete Morente dhe nuk mund të gabonte. Nga minuta e parë për Leçen e ka nisur edhe Ylber Ramadani. Stoli i Stefano Pioli dridhet pas këtij momenti.
Fiorentina po vuan, ndërsa ndeshja është e vlefshme për javën e 10-të të Seria A. Deri tani ka vetëm 4 pikë të grumbulluara dhe mban vendin e parafundit në renditje.
Goli i Medon Berishës: (VIDEO)
PANORAMASPORT.AL








