I preferuari i Silvinjos nuk gjen qetësi, futbollistin e Kombëtares e nxjerrin jashtë edhe për ndeshjen më të zjarrtë

I preferuari i Silvinjos nuk gjen qetësi, futbollistin e Kombëtares e nxjerrin jashtë edhe për ndeshjen më të zjarrtë

Nov 2, 2025 | 14:57






























Nedim Bajrami prej kohësh po kalon momente të vështira me Rejnxhërs. Pasi ishte lënë jashtë llogarive të sfidave në Europë dhe më pas kampionat, tashmë nuk është përfshirë as në skuadrën e gatshme për Kupën e Ligës.

bajrami

Rejnxhërs do të luajë përballë Sëlltikut, ndërsa ky takim përcakton se cila prej skuadrave shkon në finale. Trajneri i ri Dani Rohl, jep sinjale të qarta si paraardhësi, duke e lënë jashtë Bajramin që shfaqet si çështje te Rejnxhërs.

Futbollisti i Kombëtares është ndër të preferuarit e trajnerit Silvinjo. Askush nuk numëron më tepër paraqitje me fanellën kuqezi nën urdhrat e trajnerit brazilian. Vetëm Kristjan Asllani me 29 paraqitje ndodhet në të njëjtën shifër.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al



Te lidhura














 












Source link

Scroll to Top