VIDEO/ Gol i çmendur i Arbër Hoxhës! Shënon nga këndi i pamundur dhe vendos duelin mes pretendentëve për titullin

VIDEO/ Gol i çmendur i Arbër Hoxhës! Shënon nga këndi i pamundur dhe vendos duelin mes pretendentëve për titullin

Nov 1, 2025 | 18:12






























Arbër Hoxha vazhdon të shfaqë një formë spektakolare në Kroaci, me paraqitje mbresëlënëse dhe me gola të jashtëzakonshëm. I tillë ka qenë edhe ai i shënuar sot në kampionatin kroat, ku Dinamo Zagreb përballej me kampionët e Rijekës, në një sfidë direkte mes pretendentësh për titullin kampion.

Screenshot 2025-11-01 180357

I aktivizuar mes titullarëve, Hoxha pa skuadrën e tij të kalonte në avantazh e më pas të arrihej nga miqtë falë golit të ish-mesfushorit të Tiranës, Merveill. Por në minutën e 84-t, Hoxha tregoi aftësitë e tij me një gol të pabesueshëm.

Ai mori topin në krahun e majtë dhe pastaj nga një kënd i pamundur, lëshoi një goditje të kalibruar që shkoi mbi portierin dhe përfundoi në rrjetë, për t’i dhënë përsëri avantazhin ekipit të Dinamos së Zagrebit.

SHIH VIDEON

Ky gol, i treti për Hoxhën në këtë edicion, mjaftoi për t’i dhënë fitoren 2-1 Dinamos e cila kësisoj mori përsëri kreun e renditjes.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al



Te lidhura














 












Source link

Scroll to Top