VIDEO/ Morata humb penallti, por Komo nuk lejon arratisjen e Napolit në kreun e Serisë A

VIDEO/ Morata humb penallti, por Komo nuk lejon arratisjen e Napolit në kreun e Serisë A

Nov 1, 2025 | 20:28






























Afrimi i Vanja Milinkoviç-Saviç te Napoli duket se ka qenë zgjedhja e duhur për skuadrën e Antonio Kontes pasi portieri serb është bërë protagonist për ndeshjen e dytë radhazi duke pritur penallti.

vxccxvvxcxvxccxv

Por nëse ndaj Leçes skuadra ia doli të fitonte pasi portieri ndali gjuajtjen nga pika e bardhë të Kamardas, sot ndaj Komos mori vetëm një pikë pasi Morata shpërdoroi goditjen e tij.

Sulmuesi fitoi penalltinë pas një përplasje pikërisht me portierin e skuadrës vendase në pjesën e parë por pastaj pa tentativën e tij të ndalej nga gardiani.

SHIH VIDEON 

Ndeshja më pas vijoi pa shumë raste për shënim, me dy skuadra që në fund ndanë pikët në barazimin pa gola. Kësisoj, Napoli nuk shfrytëzoi mundësinë për t’u arratisur në kreun e renditjes së Serisë A, ku mbetet përsëri kandidat kryesor për titullin.

sfddsfsfdfdssdffdssdfsfd

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al



Te lidhura














 












Source link

Scroll to Top