Çelsi ka siguruar tre pikë shumë të rëndësishme ndaj një rivali direkt për zonën Champions. Skuadra e drejtuar nga Enco Mareska ka fituar me shifrat 1-0 përballë Totenhemit, duke iu bashkuar këtij të fundit në kuotën e 17 pikëve.

Bluve londinezë u ka mjaftuar goli i Zhoao Pedro në pjesën e parë të takimit shumë të luftuar mes dy skuadrave në një derbi i cili gjithmonë përjetohet me tension.
SHIH VIDEON
Me këtë fitore Çelsi u ngjit përkohësisht në vendin e katërt, në të njëjtën kuotë pikësh sa Totenhemi, teksa duket se ka gjetur edhe një herë qëndrueshmërinë në rezultate pas një starti të vështirë të sezonit.
PANORAMASPORT.AL








