VIDEO/ Bajern Mynih një “makineri perfekte” në kampionat, mposht pastër Leverkusenin dhe i prish serinë e 37 ndeshjeve…

VIDEO/ Bajern Mynih një “makineri perfekte” në kampionat, mposht pastër Leverkusenin dhe i prish serinë e 37 ndeshjeve…

Nov 1, 2025 | 20:43






























Bajern Mynih e zgjati në nëntë ndeshje fillimin e tyre perfekt në Bundesliga, duke mposhtur Bajer Leverkusen me rezultatin 3-0 dhe duke i dhënë fund serisë së jashtëzakonshme prej 37 ndeshjesh pa humbje të miqve në takimet jashtë fushe në kampionat.bajern

Dy kampionet më të fundit të futbollit gjerman, Bajern Mynih dhe Leverkusen, u përballën në sfidën kryesore të javës në Bundesligë. Minutat e para nuk e përmbushën pritshmërinë e këtij dueli të shumëpritur, gjë që i shkoi për shtat Leverkusenit.

Megjithatë, bavarezëve nuk iu desh shumë kohë për të marrë kontrollin e lojës, duke zhbllokuar rezultatin në minutën e 25-të, kur Gnabri u shkëput me shpejtësi dhe shënoi duke kaluar topin mes këmbëve të portierit të dëshpëruar, Mark Fleken. 6 minuta më pas ishte Xhekson ai që dyfishoi shifrat teksa në minutën e 44-të, i dhuroi avantazhin e trefishtë bavarezëve.  Pjesa e dytë nuk prodhoi gola, teksa Bajerni vazhdon ecurinë perfekte me 9 fitore në 9 ndeshje.

GOLAT E NDESHJES: VIDEO 

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al



Te lidhura














 












Source link

Scroll to Top