Ndeshja e parë e Luçiano Spaletit në drejtimin e Juventusit përfundoi me fitore 2-1 në transfertë ndaj Kremonezes, teksa bardhezinjtë arritën fitoren e dytë radhazi për herë të parë pas gjashtë javësh, ndërsa vendasit pësuan vetëm humbjen e dytë në Serinë A këtë sezon.

Epoka Spalleti nuk kishte mbushur as 90 sekonda kur Juventusi kaloi në avantazh me Kosti. Për golin e dytë mendoi Andrea Cambiaso, goditja e të cilit ishte e pakapshme për portierin Audero.
Por shtatë minuta para fundit, skuadra e Davide Nicolas mori shpresë kur Xhimi Vardi, u shkëput nga mbrojtja e Juves duke i lënë targën Gatit dhe shënoi golin e tij të dytë të sezonit. Megjithatë, kjo nuk mjaftoi për të shmangur humbjen e parë në shtëpi në kampionat që nga shkurti për Kremoneze, ndërsa Juventusi mbetet i pamposhtur në përballjet direkte që nga viti 1923.
FT: KREMONEZE – JUVENTUS 1-2
Vardi 83′ / Kostiç 2′, Kambiaso 68′
GOLI I VARDIT: VIDEO
GOLI I KAMBIASOS: VIDEO
GOLI I KOSITÇ: VIDEO
FORMACIONET ZYRTARE
KREMONEZE (3-5-2): Audero; Terraçiano, Baskiroto, Bianketi; Barbieri, Pajero, Bondo, Vandepute, Musolini; Bonacoli, Vardi.
Trajner: Davide Nikola
JUVENTUS (4-3-1-2): Di Gregorio; Gatti, Kalulu, Cambiaso, Kostiç; Lokatelli, Kopmainers, Turam; MekKeni; Openda, Vlahoviç.
Trajner: Luçiano Spaleti
PANORAMASPORT.AL








