Trajneri i larguar së fundmi në Seria A, shpërthen Baloteli: E shfrytëzoi klubin si egoist dhe në mënyrë të keqe

Trajneri i larguar së fundmi në Seria A, shpërthen Baloteli: E shfrytëzoi klubin si egoist dhe në mënyrë të keqe

Nov 1, 2025 | 16:21






























Patrik Vieira e ka mbyllur me Xhenoan pas një ecurie negative në Seria A, që e ka lënë aktualisht skuadrën në vendin e fundit. 49-vjeçari e mbll kështu akoma pa mbushur një vit në krye të Xhenoas.

Screenshot 2025-11-01 153649

“Xhenoa ka njoftuar se Patrik Vieira nuk do të vazhdojë si trajner i ekipit të parë. Klubi dëshiron të falenderojë trajnerin dhe stafin e tij për dedikimin dhe profesionalizmin që kanë treguar në punën e tyre, dhe u uron më të mirat për karrierën e tyre në të ardhmen. Drejtim teknik i është besuar përkohësisht Roberto Murtës, i asistuar nga Domeniko Krishito.

Pas këtij njoftimi, ka reaguar Mario Baloteli. “Karma is a bitch”, shkruan fillimisht duke nënkuptuar se gjithçka kthehet. Kujtojmë se Baloteli ka mbetur pa ekip, pasi pikërisht u largua nga Vieira te Xhenoa.

“Ola! Tani Xhenoa më në fund mund të përqendrohet te njerëzit që me të vërtetë e duan klubin, tifozët dhe stemën, dhe që besojnë thellësisht në idenë dhe faktin se Xhenoa meriton të jetë në majë!

Puna e madhe, nga Xhilardino dhe Zangrolo, nuk është humbur. Ajo thjeshtë u shfrytëzua në mënyrë egoiste dhe të keqe nga ata që erdhën më pas, duke përfituar nga ajo që ata ndërtuan me përpjekje, respekt dhe pasion.

Ata shfrytëzuan punën e jashtëzakonshme të Xhilardino dhe Zangrilo, përkushtimin dhe devotshmërinë e tyre ndaj këtyre ngjyrave, pa e kuptuar vërtet vlerën e saj. Tani, përqendrohuni te Xhenoa dhe te tifozët e Xhenoas. Forca Xhenoa! Forca djem! Kam besuar te ju dhe ende besoj”, shkruan Baloteli.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al



Te lidhura














 












Source link

Scroll to Top