VIDEO/ Gol para syve të Rrapajt, Tedi Cara mbetet protagonisti kryesor i klubit në Ukrainë

VIDEO/ Gol para syve të Rrapajt, Tedi Cara mbetet protagonisti kryesor i klubit në Ukrainë

Nov 1, 2025 | 16:26






























Tedi Cara është rikthyer te goli me Oleksandrijën në Ukrainë. Ish-kapiteni i Partizanit zhbllokoi sfidën në transfertën e Kolos Kovalivkas.

Screenshot 2025-11-01 160613

Ishte minuta e 31-të, kur Cara përshëndeti rrjetën. Për 25-vjeçarin është goli i katërt në këtë sezon, që po rezulton mjaft i vështirë për Oleksandrijën.

Ish-sulmuesi i “demave” ndodhet sërish në krye të listës së golashënuesve te skuadra e tij. Kujtojmë se Oleksandrija e prezantoi në janarin e këtij vitit, ndërsa kontrata është e vlefshme deri në vitin 2028.

Goli i Tedi Carës: (VIDEO)

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al



Te lidhura














 












Source link

Scroll to Top