Totenhem-Çelsi, rivalitet i zjarrtë në derbin ku nuk lejohen gabimet

Totenhem-Çelsi, rivalitet i zjarrtë në derbin ku nuk lejohen gabimet

Nov 1, 2025 | 11:16






























Ka tension në ajër. Londra Veriore e di, Londra Perëndimore e ndjen dhe kalendari i Premier Ligës nuk mund ta kishte ofruar këtë sfidë Totenhem-Çelsi, në një moment më të mirë. Të dyja skuadrat krenare, të dyja të brishta, të dyja dëshirojnë një fitore të madhe.542“Spurs”, për të vërtetuar se fillimi i tyre premtues nuk ishte vetëm një shkëndijë e shkurtër. Çelsit, do t’i jepte mundësinë për të gjetur vijueshmërinë më në fund, pas një serie ndeshjesh me oshilacione. Dy skuadra të talentuara dhe të paparashikueshme! Një rivalitet i zjarrtë dhe nëntëdhjetë minuta nën dritat e stadiumit të Totenhemit. Sigurisht është një derbi me peshë. Dhe asnjëra palë nuk mund të përballonte një tjetër rrëzim.

FORMA – Totenhemi arriti brenda katërshes së parë pas pesë fitoreve, dy barazimeve dhe dy humbjeve. Është një rekord që sugjeron kompetencë, por jo bindje. Ata janë dukur të shkëlqyer në disa momente, të çrregullt në të tjera. Futbolli ka qenë i guximshëm, shumë brilant, por i prirur për gabime që kushtojnë pikë. Ata janë gjithashtu jo me moral të lartë, pas një humbjeje 2-0 ndaj Njukasëll në “Carabao Cup”. Sulmi i tire ka duke performuar mirë, megjithatë me lëndimet e James Maddison dhe Dejan Kulusevski, gjithmonë ekziston rreziku që shkëndija krijuese thjesht të mos ndizet në asnjë moment.

Ndërkohë, Çelsi është përsëri në mes të atyre skuadra pretendente. Katër fitore, dy barazime, tre humbje. Në letër, ata nuk janë shumë larg ritmit, por energjia rreth “Stamford Bridge” ka qenë jo e duhura. Për çdo paraqitje brilante, ka pasur një që ka lënë për të dëshiruars. Kur bëjnë lojë të mirë, janë dinamikë dhe të rrezikshëm. Kur nuk luajnë mirë, ka kaos. Megjithatë, ata fituan ndeshjen e tyre të Kupës kundër Uolves në “Molineux”. Por kjo e fundjavës nuk është vetëm një ndeshje e madhe për pikë. Vetëm një fitore në 4 ndeshjet e fundit në kampionat në shtëpi për Totenhemin. Kurse Çelsi, nga ana tjetër, është i lehtë në transfertë, por disiplina mbrojtëse është ende e brishtë. Ata kanë mbajtur portën e paprekur katër herë gjatë këtij sezoniTë dy klubet kanë nevojë për atë shkundje besimi.

TRADITA – Historia e ndeshjeve “kokë më kokë” nuk i ndihmon aspak ‘Spurs’. Çelsi ka dominuar këto përballje gjatë dekadës së fundit. Rekordi i Totenhemit kundër “bluve” të Londrës mbetet një nga më të këqijtë e tyre kundër çdo rivali të madh në Premier Ligë.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al



Te lidhura














 












Source link

Scroll to Top