Ardian Nuhiu, trajneri version 3.0 i bardhebluve. 46-vjeçari do të drejtojë Tiranën nga java e 10-të

Ardian Nuhiu, trajneri version 3.0 i bardhebluve. 46-vjeçari do të drejtojë Tiranën nga java e 10-të

Nov 1, 2025 | 8:50






























Tirana ka zyrtarizuar Ardian Nuhiun si trajnerin e ri të ekipit të parë. Megjithatë, ndryshe nga rastet e mëparshme, klubi bardheblu e ka bërë prezantimin e tij në një mënyrë më të thjeshtë.

Screenshot 2025-10-31 161353

Në vend të një postimi zyrtar në faqet kryesore të klubit, prezantimi i Nuhiut është bërë vetëm përmes një “insta-story” në rrjetet sociale, e cila zgjat vetëm 24 orë dhe më pas zhduket. Ky veprim ka ngjallur kureshtje, pasi zakonisht Tirana shoqëron emërimet e trajnerëve me njoftime dhe foto zyrtare në profilet e saj. Tekniku i ri, është konsideruar prej kohësh një dëshirë e vjetër e drejtuesve bardheblu.

LËVIZJA – Skuadra është njoftuar që të ishte e pranishme në kompleksin “Skënder Halili” në orën 13:30, ndërsa trajneri ka mbërritur rreth orës 16:00, moment kur lojtarët e kanë pritur tashmë të zhveshur dhe gati për punë. Pas mbërritjes, Nuhiu zhvilloi një takim me ekipin, në prani të drejtorit të skuadrës dhe Grent Halilit, ku prezantoi vizionin e tij dhe kërkoi përkushtim maksimal nga të gjithë. Menjëherë më pas skuadra nisi stërvitjen e parë nën drejtimin e trajnerit të ri. Interesant është fakti se seanca nuk nisi me nxehjen e zakonshme, por drejtpërdrejt me ushtrime taktike.

Që në minutat e para u vu re zëri i lartë dhe autoriteti i Nuhiut, i cili dha udhëzime të qarta dhe vendosi lojtarët sipas pozicioneve të tyre natyrale në fushë. Trajneri 46-vjeçar rikthehet në pankinë pas një pauze të shkurtër, pasi vetëm një muaj më parë ishte larguar nga Gjilani në Kosovë. Tashmë e pret një sfidë krejt tjetër, për herë të parë në Kategorinë Superiore, dhe pikërisht te klubi më i titulluar në Shqipëri, ku presioni për rezultate është gjithmonë maksimal.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al



Te lidhura














 












Source link

Scroll to Top