Ernest Muçi përplas presidentin me “ish”-in, kreu i Beshiktashit e ka personale: Nesër Roma mund të…

Ernest Muçi përplas presidentin me “ish”-in, kreu i Beshiktashit e ka personale: Nesër Roma mund të…

Oct 31, 2025 | 20:44






























Presidenti aktual i Beshiktashit, Serdal Adali, ka folur kundër paraardhësit të tij. Sipas tij investimi te Ernest Muçi dhe Al Musrati në të njëjtën kohë, në shkurtin e vitit 2024, ishte një gabim.

Screenshot 2025-10-31 204156

Në shënjestër është vendosur Hasan Arat, ish-president i Beshiktashit, që këmbënguli për transferimin e Muçit dhe Al Musratit. Tami Abraham i përmendur si krahasim, është i huazuar nga Roma te Beshiktashi.

“Po bëni dy transferime, dhe të dyja janë të diskutueshme. Futbollistët nuk i fajësoj, ata nuk kanë lidhje me këtë. Të dy transferimet janë bërë ditën e fundit. Nesër edhe Roma mund ta ulë tarifën e Abrahamit. Që të dyja të ndodhin njëkohësisht, është kundër rrjedhës natyrale të jetës”, u shpreh presidenti aktual i Beshiktashit.

Muçi aktualisht është i huazuar nga Beshiktashi te Trabzonspori. 24-vjeçari akoma nuk ka gjetur golin e parë.

EMANUEL LOCI-PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al



Te lidhura














 












Source link

Scroll to Top