Hoakin Panikeli është një objektiv i Milanit, pasi është raportuar si dëshirë e Igli Tares. Drejtori sportiv i kuqezinjve vlerëson aftësitë e 23-vjeçarit argjentinas, që luan me Strasburgun në Francë.

Për lojtarin në fjalë ka folur menaxheri i tij, Martin Guastadisenjo. Ky i fundit ka pohuar se Milani e vëzhgon prej kohësh argjentinasit, por akoma palët nuk kanë shkuar më tej.
“Asnjë e re nga Milani. Nuk kam dëgjuar nga askush akoma, pavarësisht se kam një marrëdhënie të mrekullueshme me Furlanin dhe Monkadën. A ka pasur kontakte në javët e fundit? Asnjë, por ai është një emër të cilin Milani e njeh dhe e ndjek prej disa kohësh”, u shpreh agjenti i futbollistit.
Në muajin tetor janë dalluar vështirësitë, që Milani ka hasur për shkak të numrit të kufizuar të lojtarëve në pankinë. Situatë e krijuar pikërisht për shkak të dëmtimeve.
PANORAMASPORT.AL








