Diskutimet për formimin e qeverisë në Kosovë/ Përfundon takimi i Vjosa Osmanit me liderët e partive politike, Presidentja mund të shpallë zgjedhje të reja


Diskutimet për formimin e qeverisë në Kosovë/ Përfundon takimi i Vjosa Osmanit me liderët e partive politike, Presidentja mund të shpallë zgjedhje të reja

Oct 31, 2025 | 14:16






























Ka përfunduar takimi i presidentes Vjosa Osmani, me liderët e partive politike në Kosovë, ku u diskutua për formimin e qeverisë së re ne vënd.

Screenshot_15

Mediat në Kosovë raportojnë se pas takimit, Vjosa Osmani mund të mandatojë dikë tjetër për të tentuar ta bëjë qeverinë e re, ose të shpallë zgjedhje të reja.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, tha para mediave se në takim u bë e qartë se askush nuk mund ta sigurojë shumicën për të formuar qeverinë.

Sipas tij, zgjedhjet e reja tashmë janë të imponuara.

“Një situatë të tillë ka muaj që e kemi paralajmëruar. Në këtë moment, rruga përpara është vetëm shpallja e zgjedhjeve të reja”.

Pas përfundimit të takimit kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryeministër në detyrë, Albin Kurti nuk ka pranuar të deklarohet për media.

Pas takimit, ai u tha gazetarëve se “më duhet të shkoj me shpejtësi”.

Ndërsa kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, deklaroi se në takim Kurti, si fitues i zgjedhjeve të 9 shkurtit, ka kërkuar disa ditë kohë për të parë mundësitë nëse mund të formojë një shumicë.

Kujtojmë se Albin Kurti dështoi më 26 tetor të merrte besimin e Kuvendit për formimin e qeverisë së re në Kosovë.

© Panorama.al



Te lidhura














 














Source link

Scroll to Top