“Ku e ke çantën Louis Vuitton”? Berisha e akuzon për kostumet, Manja “zhvishet” në Kuvend: Të sfidoj, hajde t’i nxjerrim


"Ku e ke çantën Louis Vuitton"? Berisha e akuzon për

ulsi manja-sali berisha

TIRANË- Seanca maratonë e kësaj të enjteje ka vijuar me përplasje mes palëve, ndërsa nuk kanë munguar as batutat e notat e humorit. Kryedemokrati Sali Berisha u përfshi në një debat me kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, të cilin e akuzoi për veshje të shtrenjta e çanta deri në 500mijë euro. 

Berisha iu drejtua ish-ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja duke i thënë se ka regjistrimin e tij, pa përmendur se për cilin bëhet fjalë, dhe ka vijuar direkt me akuzat për kostumet e shtrenjta. 

“Ku ike ato kostumet, jo jo i ke hequr ato. Ulu aty. Ku i ke kostumet e Altin Hajrit. Ku e ke çantën Lous Vuitton”, iu drejtua Berisha.

Në replikë me Berishës, Ulsi Manja u çua nga karrigia e tij dhe e ‘ftoi në sfidë’ kryedemokratin. Manja sfidoi Berishën, duke i thënë se vetëm copa e xhaketës së tij kushton 2 mijë euro.

“Të sfidoj, çfarë kostumesh vesh Ulsi Manja dhe çfarë kostumesh vesh Sali Berisha. Hajde t’i nxjerrim sa bën e jotja e sa bën e imja…Sa për kta, Louis Vuitton, e kam pyet ChatGPT: ‘A ka çantë 5000 mijë euro’, m’ka thënë s’ka. Kush ta ka thënë? Sali Berisha, më ka thënë shife se nuk është në rregull'”, replikoi Manja mes batutave.

Poll



Source link

Scroll to Top