Tifozët janë të bindur, Kejn do të thyejë rekordin e Levandovskit

Tifozët janë të bindur, Kejn do të thyejë rekordin e Levandovskit

Oct 30, 2025 | 16:08






























Herri Kejn është në formë të shkëlqyer këtë sezon me Bajernin. A mundet anglezi të thyej rekordin e golave të Robert Levandovskit në Bundesligë?

KEJN

Një sondazh zbulon qartë mendimin e publikut. Matematikisht, Kejn është në rrugën e duhur për të tejkaluar rekordin e Bundesligës me 41 gola në një sezon, një arritje që Robert Levandovski e vendosi në sezonin 2020/21. Një sondazh me më shumë se 5000 tifozë futbolli tregon se 74,46 për qind besojnë se Kejn do ta thyej rekordin e Levandovskit këtë sezon, ndërsa 25,54 për qind nuk janë të këtij mendimi.

“Herri Kejn është i jashtëzakonshëm,” – e lavdëroi legjenda e Bajernit Roi Makaj. “Çdo klub dhe çdo ekip do të donte të kishte një lojtar në fushë, për të cilin e di se ka shumë gjasa të shënojë një ose dy gola,” – shpjegoi ish-sulmuesi holandez.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al



Te lidhura














 












Source link

Scroll to Top