Përfundon në barazim 1 me 1 ndeshja e mbrëmjes mes Atalantës dhe Milanit, e vlefshme për javën e nëntë të Serisë A.

Kuqezinjtë e Alegrit kaluan në avantazh në minutën e 4-t me rastin e parë të ndeshjes, falë goditjes nga distanca të Riçit, e devijuar pa mundësi pritjeje nga Ederson.
Reagimi i skuadrës së Juriç ishte i menjëhershëm dhe pas një pjesë të parë të dominuar, barazimi erdhi në minutën e 35-të me Lukman, i shërbyer mirë nga Pasaliç.
Në pjesën e dytë pati raste nga të dyja skuadrat, kryesisht nga goditjet standarde, por rezultati nuk ndryshoi. Milani rrëshqet kështu në -3 pikë nga Napoli kryesues.
FT: ATALANTA-MILAN 1-1
Lukman 35′ / Riçi 4′
GOLI I LUKMAN: VIDEO
GOLI I RIÇIT: VIDEO
FORMACIONET ZYRTARE:

PANORAMASPORT.AL








