Mario Mitaj është titullar sot, ndërsa Al Itihad luan përballë Al Nasr. Ndeshja e vlefshme për fazën 1/8 në Kupë është me eliminim direkt, ndërsa pjesa e parë u mbyll me avantazhin 1-2 të Al Itihad.

Mitaj dha asistin magjik për Auar në minutën e dytë shtesë të pjesës së parë. Ky i fundit bëri gjithçka mirë, për të kthyer ekipin e tij në avantazh.
Mbrojtësi i Kombëtares ka fituar besimin e trajnerit të ri, Serxho Konseisao. Për të është ndeshja e tretë radhazi, që e nis si titullar. Dhe sot ndaj ekipit të Kristiano Ronaldos ka vetëm një objektiv, fitoren.
Goli i asistuar nga Mario Mitaj: (VIDEO)
PANORAMASPORT.AL








