Antonio Kasano është i bindur se nëse Juventusi do t’i propozojë Luçiano Spaletit që të drejtojë ekipin deri në verë me opsion rinovimin, ish-tekniku i Napolit do të refuzojë gjithçka.

“Po flas me intuitë, Juventusi në verë u përball me “jo” të Kontes, ndërsa pastaj Tudor doli i katërti, është juventin ndaj qëndroi. Spaleti është një zgjedhje e tyre, ndërsa Tudor gjendej aty. Mendoj se Komoli do t’i kërkojë që të bëhet udhëheqës, është edhe Kielini që e njeh mirë. Sigurisht, nëse Juve bën të njëjtën gjë që bëri me Tudorin, Spaleti në një minutë e gjysmë i çon te ai vendi”, tha fillimisht Kasani, i cili më pas kritikoi Masimiliano Alegrin për mënyrën se si orienton lojën e skuadrave.
“Mes trajnerëve më të mirë në Serinë A, Alegrin nuk e krahasoj me Gasperinin, Konten apo Sarrin. Të paktën skuadrat e tyre kanë një identitet, i sheh të luajnë dhe janë të dallueshme, ndërsa ato të Alegrit bëjnë një gol dhe pastaj mbyllen mbrapa. Ai nuk përmirëson askënd. Maks ka fituar, Murinjo ka fituar, por trofetë t’i fusin në b*thë. Nuk më intereson fare, duhet të lësh diçka në zemrën e njerëzve dhe të futbollistëve”, ishte sulmi i Kasanos.
PANORAMASPORT.AL








