Indrit Tuci është rikthyer në fushë si titullar për Kajserispor, ndërsa po luhet një ndeshje e vlefshme për Kupën e Turqisë. Tuci zhbllokoi takimin në minutën e 3-të.

Sulmuesi i Kombëtares është i huazuar nga Sparta e Pragës te Kajserispor. Te klubi turk e ka golin e dytë, pas atij që kishte shënuar në kampionat.
25-vjeçari kaloi disa vështirësi në Çeki, pasi kaloi dëmtimin e rëndë. Tuci preferohej më tepër tek ekipi B, ndërsa transferimi në Turqi u krye për të patur më tepër hapësira.
Goli i Indrit Tucit: (VIDEO)
PANORAMASPORT.AL








