Liverpuli, Runi sulmon Van Dajk dhe Salah: Ata nuk…

Liverpuli, Runi sulmon Van Dajk dhe Salah: Ata nuk…

Oct 28, 2025 | 18:29






























Legjenda e futbollit anglez, Uejn Runi, nuk ka kursyer dy yjet e skuadrës së Liverpulit, Virxhil van Dajk dhe Mohamed Salah. Ish-ylli i Mançester Junaitid dhe Anglisë, mendon se ata lojtarë nuk po japin kontribut të madh për kampionët anglezë këtë edicion.

runi

Këto kritika të ish-sulmuesit anglez vinë kur Liverpuli është në krizë të thellë rezultatesh, pikërisht në kampionatin anglez. Konkretisht, “Reds” kanë katër humbje radhazi në Premier Ligq. Ndërsa në të gjitha kompeticionet kanë pesë humbje në gjashtë ndeshjet e fundit.

FJALËT E RUNI – “Trajneri dhe udhëheqësit në klub duhet ta kuptojnë shumë shpejt se çfarë po ndodh. Virgil van Dajk dhe Mohamed Salah kanë nënshkruar kontrata të reja, por nuk mendoj se e kanë udhëhequr vërtet ekipin këtë sezon. Mendoj se gjuha e trupit tregon shumë, dhe mendoj se po shohim një gjuhë trupi paksa të ndryshme nga të dy. Janë dy lojtarët më të mirë në atë ekip dhe nëse gjuha e trupit të tyre nuk është e duhura, kjo ndikon te të gjithë të tjerët. Mund të gaboj për këtë, por nëse do të isha tifoz i Liverpulit, ky do të ishte shqetësim i madh për mua”, u shpreh Rooney, shkruan të hënën “BBC”. Van Dijk është kapiten i Liverpulit.

ME K.PALAS – Ndërkaq, para ndeshjes së mërkurës me Kristal Palas, foli kapiteni i skuadrës van Dajk, i cili theksoi se Liverpuli po kalon në një fazë të vështirë. “Është realiteti i hidhur fakti që humbëm sërish. Duhet ta ndryshojmë mentalitetin tonë shpejt për t’u rikthyer aty ku duhet. Kundërshtarë të radhës do të vijnë në ‘Anfield’ për të na sfiduar, por edhe pse është e vështirë ta pranojmë, e theksoj se nuk është një periudhë e lehtë”.

Ai komentoi edhe kundërshtarin e radhës të Liverpulit. “Ndeshja e ardhshme për ne është të mërkurën ndaj K.Palas, një kundërshtar me të cilin nuk i kemi punët mirë. Prandaj duhet të marrim masat e të reagojmë si duhet, duke qenë edhe një herë të bashkuar”, ka thënë kapiteni. Sfida mes Liverpulit dhe K.Palas luhet në kuadër të “Carabao Cup”, teksa starton nga ora 20:45.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al



Te lidhura














 












Source link

Scroll to Top