“Kristian, mos luaj me dy porta”/ Dumani: Hetimi i kryebashkiakut të Vaut të Dejës ka nisur para se…


"Kristian, mos luaj me dy porta"/ Dumani: Hetimi i kryebashkiakut

Edi Rama dhe Kristian Shkreli-altin dumani

TIRANË- Kreu i SPAK, Altin Dumani, raportoi sot në Kuvend punën e institucionit që ai drejton për vitin 2024, ndërsa më pas iu është përgjigjur 57 pyetjeve të opozitës. Deputeti Flamur Noka e pyeti Dumanin për hetimet e nisura ndaj kryebashkiakut të PS në Vaun e Dejës, Kristian Shkreli. Sipas Nokës, para se ta bënte publike SPAK, e bëri vetë kryeministri me deklaratën që asokohe u bë virale: “Kristoan mos luaj me dy porta”. Nga ana tjetër, Dumani ka deklaruar se në fakt, procedimi penal për Shkrelin ka filluar kohë para këtij deklarimi.

Noka: Atë para se ta bënit publike ju e bëri publike kryeministri, çdo qytetar e mban mend deklaratën e kryeministrit: Kristian mos luaj me dy porta.

Dumani: Procedimi penal ka filluar kohë para këtij deklarimi dhe unë mund të them që po ky është një hetim i suksesshëm. Ka bërë të mundur marrjen e përgjegjësive penale dhe dërgimin për gjykim të kryetarit të bashkisë së Vaut të Dejës për një vepër penale shumë problematike siç është ajo e korrupsionit aktiv në zgjedhje.

Poll



Source link

Scroll to Top