Sherri me Jamal nuk ishte problemi më i madh, Reali humb kapitenin deri në vitin e ardhshëm

Sherri me Jamal nuk ishte problemi më i madh, Reali humb kapitenin deri në vitin e ardhshëm

Oct 27, 2025 | 20:57






























Real Madrid ka bërë të ditur se do të humbasë shërbimet e kapitenit të skuadrës, Dani Karvahal, për shkak të një problem në gjurin e tij të djathtë.

sdfdfsfdsfsddfsdsf

Një ditë pas “El Clasico”, ku Karvahal u aktivizua në pjesën e dytë dhe u bë protagonist në debatin me Lamin Jamal që solli sherrin masiv në fushë, klubi i Real Madrid bëri të ditur se mbrojtësi i djathtë do jetë i detyruar që të bëjnë një ndërhyrje kirurgjikale në gju.

Sipas mediave spanjolle, ndërhyrja në fjalë do të lërë Karvahal mes 7 dhe 10 javëve jashtë fushave të lojës, duke mbyllur praktikisht vitin 2025 për mbrojtësin e djathtë. Karvahal raportohet se kishte ndjerë shqetësime pas ndeshjes dhe kishte informuar stafin mjekësor, që kishte bërë testet e rastit duke zbuluar problemin që do zgjidhet me artroskopi.

Për Realin është problem i dyfishtë, pasi bëhet fjalë për dëmtim në të njëjtin gju ku kishte probleme në sezonin e kaluar dhe u desh të qëndronte 9 muaj jashtë fushave të lojës. Problemi tjetër është se Reali mbetet kështu pa asnjë mbrojtës të djathtë tipik tjetër përveç Trent Aleksander-Arnold, i cili nuk preferohet nga Çabi Alonso.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al



Te lidhura














 












Source link

Scroll to Top