“El Clasico” është ndeshja më e shikuar e vitit dhe sytë e të gjithë futbolldashësve ishin në “Santiago Bernabeu”. Një ndeshje në të cilën Real Madridi mori tre pikët dhe mundi Barçën pasi skuadra e Flik kishte fituar të katër ndeshjet që luajti vitin e kaluar.

Në terma futbolli, Real Madridi arriti të mbizotëronte ndaj katalanasve. Arsen Venger, trajneri legjendar i Arsenalit, analizoi ndeshjen, duke deklaruar se skuadra e Çabit ishte shumë më superiore: “El Clasico ishte pak si një duel midis burrave dhe fëmijëve. Mbrojtja e Real Madridit ishte shumë më e fortë se ajo e Barcelonës. Në sulm, Madridi gjithmonë dukej i aftë të shënonte, ndërsa Barcelona dukej joefektive. Ata e kishin shumë topin, por kurrë nuk dukeshin vërtet të aftë të shënonin.”
Venger kishte gjëra të mira për të thënë për Madridin dhe nuk i pëlqeu ajo që pa nga Barça. Ai gjithashtu pati kohë të lavdëronte Çabi Alonson, duke e siguruar atë se projekti i tij ka një të ardhme të mirë: “I jap merita, ai e ekuilibroi mirë skuadrën e tij”, përfundoi ish-trajneri.
PANORAMASPORT.AL








