Drejtori sportiv i Milanit, Igli Tare, po shijon momentin pozitiv të projektit “Milan Futuro”, që arriti të triumfojë me shifrat 2-3 në fushën e “SportItalia Village”, ndaj Folgore Caratese, në Serinë D. Një fitore që forcon bindjen se strategjia e klubit për t’i dhënë hapësirë talenteve të rinj po jep frytet e para.
Tare, i pranishëm për të ndjekur nga afër skuadrën, u shfaq në krah të Erjon Bogdanit, i kënaqur me angazhimin dhe mentalitetin e lojtarëve, duke vlerësuar punën që po bëhet në akademinë kuqezi.
Por drejtori shqiptar nuk mjaftohet me kaq, me stilin e tij të njohur kërkues, ai ka ndjekur edhe hapësira diskutimesh në rrjetet sociale.
Ky qëndrim tregon një drejtor modern dhe me vizion, i cili nuk kufizohet vetëm në fushë apo në zyra, por është i hapur ndaj çdo burimi që mund t’i ndihmojë për ta forcuar projektin kuqezi. Me sytë nga e ardhmja, Igli Tare po përpiqet të ndërtojë një Milan të ri, të uritur për sukses dhe me identitet të qartë, si në fushë, ashtu edhe jashtë saj.
Për sa i përket ndeshjes, te vendasit rrugën e rrjetës e gjeti sulmuesi 30-vjeçar shqiptar, Eneao Gjonaj, ndërkohë që te Milani U23 shënoi edhe Maksimalian Ibrahimoviç.
PANORAMASPORT.AL









