Futbollisti me origjinë shqiptare, Enis Bardhi, i cili është kapiteni i përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut, ka qenë protagonist kryesor në fitoren e skuadrës së tij Koniaspor ndaj Genclerbirli në Superligën e Turqisë.
Ekipi i futbollistit shkupjan triumfoi me rezultat 1 me 2 për tre pikë në kampionatin turk, teksa golin e dytë dhe të fitores e shënoi pikërisht Enis Bardhi në minutën e 49-të të takimit, pasi më herët për Konian kishte shënuar Najir, teksa për vendasit Ulgun.
Për futbollistin shqiptar ky është goli i tretë që shënon këtë sezon me fanellën e Koniasporit, pasi më herët kishte gjetur rrjetën edhe ndaj Alaniasporit dhe Ejupsporit.
— Goal Clips on @CenterOfGoals (@DebiKetter26826) October 26, 2025
Enis Bardhi po luan sezonin e parë me Koniasporin, tek të cilët u transferua këtë verë dhe për momentin mbajnë pozitën e 8-të në Superligën e Turqisë me 14 pikë të grumbulluara.
PANORAMASPORT.AL









