VIDEO/ I mungonte goli që para debutimit me Kombëtaren, Kristian Shpendi tund përsëri rrjetën në Serinë B. Ndizet gara mes binjakëve

VIDEO/ I mungonte goli që para debutimit me Kombëtaren, Kristian Shpendi tund përsëri rrjetën në Serinë B. Ndizet gara mes binjakëve

Oct 25, 2025 | 16:32






























Kristian Shpendi është kthyer të bëjë përsëri atë që di më mirë, të tundë rrjetën e portës kundërshtare. Sulmuesi, i cili debutoi në shtator në radhët e Kombëtares, ka gjetur përsëri rrjetën sot në Serinë B.

bandicam 2025-10-25 15-33-16-306

I aktivizuar si titullar në përballjen në transfertë ndaj Sudtirol, sulmuesi ia doli që të gjendej në momentin e duhur para portës për të devijuar në rrjetë me një nuhatje bomberi zone, kur shënohej minuta e 30 e takimit.

SHIH VIDEON

Kësisoj, ai i dha avantazhin skuadrës së tij e cila lufton në këtë edicion për ngjitjen në Serinë A. Ky ishte goli i tretë i këtij sezoni për Kristian Shpendin, i cili është vënë në ndjekje të vëllait të tij, Stiven, i cili deri tani ka shënuar një gol më shumë me fanellën e Empolit. Një gol i rëndësishëm për faktin se Kristian nuk shënonte që nga fundi i muajit gusht e për të erdhi një çlirim pas një periudhe “thatësie”.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al



Te lidhura














 












Source link

Scroll to Top