Kampionët e Serisë shfaqin interes për sulmuesin e Interit, zikaltërit refuzojnë çdo ofertë

Kampionët e Serisë shfaqin interes për sulmuesin e Interit, zikaltërit refuzojnë çdo ofertë

Oct 25, 2025 | 15:22






























Napoli ka shfaqur interes të madh për sulmuesin e Interit, Françesko Pio Esposito, gjatë verës së kaluar, por Interi ka refuzuar çdo ofertë.

Pio Esposito si racconta: Inter, Nazionale e i suoi sogni | Diretta.it

Sipas “Il Mattino”, Napoli ka tentuar dy herë: një në vjeshtën e kaluar dhe një tjetër në fillim të verës, para se Esposito të nisej për turneun në SHBA me Interin. Klubi zikaltër e konsideron Espositon si një lojtar kyç për të tashmen dhe të ardhmen e skuadrës. Talent i jashtëzakonshëm, ai është pjesë e planit afatgjatë të Interit, dhe drejtuesit kanë vendosur ta ruajnë për të zhvilluar më tej potencialin e tij.

I lindur në vitin 2005, Esposito bëri bujë me paraqitjet e tij në Specian në Serie B, ku shënoi 14 gola në 27 ndeshje dhe ndihmoi ekipin të ngjitej në vendin e tretë të klasifikimit. Në maj 2025, ai rinovoi kontratën me Interin deri në vitin 2030, me një pagë prej rreth 1 milion euro në vit.

Pavarësisht interesit të Napolit, Interi nuk ka ndryshuar qëndrim. Francesco Pio Esposito mbetet një pjesë e rëndësishme e projektit afatgjatë të klubit, duke treguar se për talentët e rinj, Interi s’e lëshon lehtë dorën.

PANORAMASPORT.AL

 

© Panorama.al



Te lidhura














 












Source link

Scroll to Top