“E padrejtë”, Mitaj flet pasi Konseisao e ktheu në kampionat! Futbollisti i Kombëtares gati për sfidën ndaj Ronaldos

“E padrejtë”, Mitaj flet pasi Konseisao e ktheu në kampionat! Futbollisti i Kombëtares gati për sfidën ndaj Ronaldos

Oct 25, 2025 | 13:38






























Mario Mitaj u rikthye dje në kampionat për Al Itihad dhe madje duke luajtur si titullar. Kampionët në fuqi u mposhtën 0 me 2 në shtëpi nga Al Hilal.

Screenshot 2025-10-25 132449

Mitaj u pyet edhe për ndeshjen e ardhshme. Al Itihad do përballet me Kristiano Ronaldon në transfertën e Al Nasr.

Çfarë mund të na thoni për rezultatin? E vetmja gjë që mund të them është se humbëm përqëndrimin në dy aksionet që pësuam golat. Ndjesë tifozëve tonë që humbëm derbin sepse ishte e padrejtë mendoj unë, por ky është futbolli. Do mundohemi të përmirësohemi çdo ditë, që të kthehemi më të fortë.

Çfarë iu nevojitet për të shënuar? Thjesht duhet të jemi më shumë agresivë në mënyrën si përfundojmë aksionet. Këtë mendoj.

Diçka para ndeshjes me Al Nasr? Asgjë nuk ka mbaruar. Është akoma fillimi i sezonit, kemi shumë rrugë përpara. Duhet të jemi të fokusuar, të bashkuar, asgjë tjetër.

EMANUEL LOCI-PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al



Te lidhura














 












Source link

Scroll to Top