Pas fitores 4-0 ndaj Ro jale Union SG në Ligën e Kampionëve, Interi rikthehet te sfidat e kampionatit. Ndeshja ndaj Napolit në “Maradona” shihet si një provë e rëndësishme për skuadrën zikaltër, e cila ka fituar tre ndeshje radhazi ndaj Sasuolos, Kaljarit dhe Romës.

Trajneri Kristian Kivu u takua me gazetarët për të komentuar ndeshjen dhe për të ndarë mendimet e tij mbi situatën ekipit.
Si e parashikoni ndeshjen ndaj Napolit? Do të jetë një përballje e luftuar. Napoli është kampion i Italisë dhe ne duhet të jemi të përqendruar. Të dyja skuadrat duan të fitojnë dhe do të jetë një ndeshje ku çdo detaj do të ketë rëndësi.
A mendoni se fitorja ndaj Rojale Union SG ju jep besim për këtë ndeshje? Sigurisht, fitorja na jep moral dhe besim. Por çdo ndeshje ka historinë e vet. Kampionati është një rrugëtim i gjatë dhe duhet të trajtojmë çdo sfidë me seriozitet.
Ju keni dhënë një ditë pushimi për lojtarët. Pse? Pas shumë angazhimesh dhe udhëtimesh, një ditë pushimi ishte e drejtë. Lojtarët kanë treguar profesionalizëm dhe përgjegjësi, dhe kjo i ndihmon të rigjenerohen për ndeshjet e ardhshme.
Sa e rëndësishme është kjo ndeshje për objektivat e sezonit? Është e rëndësishme për renditjen dhe për rrugëtimin tonë në kampionat, por nuk është vendimtare. Shumë ekipe kanë humbur pikë dhe çdo ndeshje është një mundësi për të treguar karakterin tonë.
Cili është mesazhi juaj për lojtarët para kësaj sfide? Çdo ndeshje duhet trajtuar me seriozitet të plotë. Respekti për veten, për shokët e skuadrës dhe për kundërshtarin është thelbësor. Kjo është baza për të arritur sukses.
Si do të menaxhoni sulmin? Lautaro, Boni dhe Esposito janë të gatshëm? Kam katër opsione në sulm dhe të gjithë janë të aftë të kontribuojnë. Nuk ka rëndësi se kush luan, rendimenti i skuadrës mbetet prioritet. Secili prej tyre ka mundësinë të bëjë diferencën.
Si do të përshtateni ndaj stilit të Napolit? Napoli ka një stil të qartë lojërash, por ne do të përpiqemi të imponojmë lojën tonë. Çdo detaj ka rëndësi dhe duhet të jemi të gatshëm për çdo situatë.
A ka presion nga tifozët apo media për këtë ndeshje? Presioni është pjesë e futbollit. Lojtarët dhe stafi e dinë rolin e tyre. Ne fokusohemi tek përgatitja dhe lojtarët duhet të kenë besim te vetja.
Çfarë prisni nga këtë ndeshje në terma motivimi dhe besimi? Besimi vjen nga përgatitja dhe profesionalizmi. Duhet të tregojmë karakter dhe të mos humbasim fokusin. Kjo ndeshje është një mundësi për të treguar forcën tonë.
Çfarë prisni nga këtë ndeshje në terma motivimi dhe besimi? Besimi vjen nga përgatitja dhe profesionalizmi. Duhet të tregojmë karakter dhe të mos humbasim fokusin. Kjo ndeshje është një mundësi për të treguar forcën tonë.
Si do të menaxhoni lodhjen e skuadrës pas turneut në Ligën e Kampionëve? Lojtarët janë të përgatitur dhe kemi një plan për të ruajtur energjinë e tyre. Pushimi i dhënë është pjesë e strategjisë për të mbajtur ekuilibrin fizik dhe mendor.
Çfarë mund të presim nga Interi në këtë ndeshje? Një Inter të fokusuar, të disiplinuar dhe të gatshëm të luftojë për çdo top. Duhet të tregojmë karakter dhe të mos lejojmë gabime.
IGLI ÇUTRA-PANORAMASPORT.AL








