Pezullimi i volejbollistes që dyshohet se është mashkull, reagon Federata Shqiptare: Nuk kemi…

Pezullimi i volejbollistes që dyshohet se është mashkull, reagon Federata Shqiptare: Nuk kemi…

Oct 25, 2025 | 13:05






























“Panorama Sport” raportoi ekskluzivisht situatën që ka tronditur volejbollin shqiptar, pasi lojtarja e Dinamos, Nayara Ferreira, është pezulluar. Federata Shqiptare e Volejbollit e ka ndaluar të luajë, pasi është bërë kërkesa për “testim gjinie”.

Screenshot 2025-10-25 123954

Ishin disa ekipe kundërshtare që reklamuan pretendimet e tyre, ndërsa FSHF kërkoi më pas që volejbollistja t’i nënshtrohej testit. Sot federata ka reaguar zyrtarisht përmes rrjeteve sociale.

Njoftimi i FSHF-së:

“REAGIM PËR SHTYP

Federata Shqiptare e Volejbollit (FSHV)

Në lidhje me informacionet e publikuara në media lidhur me pezullimin e lojtares së ekipit të Dinamos, znj. Nayara Ferreira, Federata Shqiptare e Volejbollit dëshiron të sqarojë se aktualisht nuk ka asnjë informacion zyrtar për të ndarë në këtë moment.

FSHV po vepron me kujdes dhe diskrecion, duke respektuar parimet e fair play-it, barazisë në lojë dhe dinjitetit njerëzor. Federata mbetet e angazhuar për të siguruar një proces të drejtë dhe transparent në çdo hap, në përputhje me rregulloret kombëtare dhe ndërkombëtare të volejbollit.

Për çdo zhvillim të mëtejshëm, publiku dhe media do të informohen përmes kanaleve zyrtare të FSHV-së.

Federata Shqiptare e Volejbollit

Tiranë, 25.10.2025”

© Panorama.al



Te lidhura














 












Source link

Scroll to Top