Policia spanjolle ka arrestuar pastruesen e ish-portierit të Real Madrid dhe përfaqësueses së Spanjës, Iker Casillas, si dhe një burrë tjetër, të cilët konsiderohen si të dyshuarit kryesorë për vjedhjen e pesë orëve me vlerë të lartë nga banesa e tij.
Rasti u zbulua pas kallëzimit që vetë Casillas bëri më 16 tetor, kur vuri re mungesën e orëve nga shtëpia e tij.
Hetimet përparuan me shpejtësi, pasi autoritetet morën informacion se dy të dyshuarit po përgatiteshin të largoheshin nga vendi, çka çoi në arrestimin e tyre më 21 tetor.
Sipas burimeve policore, operacioni është konsideruar i suksesshëm, pasi janë rikuperuar dy nga pesë orët e vjedhura, ndërsa kërkimet për tre të tjerat vijojnë.
Të njëjtat burime theksojnë se identifikimi i autorëve u bë falë veprimit të shpejtë dhe të koordinuar të forcave të rendit.









